Surprizë nga George Clooney
BKT
Magazina

Surprizë nga George Clooney

Ditëlindja për një prezantuese në një televizion skocez ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Lorraine Kelly është surprizuar nga aktori i famshëm George Clooney, i cili për 61 vjetorin i këndoi këngën e saj të preferuar duke e lënë pa fjalë.

Clooney ishte i ftuar live në emisionin e Kelly për të folur rreth planeve të ardhshme, si dhe për marrëdhënien me gruan e tij. Lorraine ishte ulur në dhomën e saj të ndenjes në shtëpi teksa në dorë mbante një filxhan çaj dhe dëgjonte George duke i kënduar asaj.

George në bashkëpunim me gazetarin që mbulon lajmet e showbiz-it Ross King i realizuan këtë dhuratë kaq të veçantë prezantueses.

“Është ditëlindja jote. Kjo është ajo që na është thënë. Sa ditëlindje e mrekullueshme do të kalosh edhe plot surpriza të tjera të presin. Në tortën tuaj ato do të jenë shumë qirinj  dhe mendojeni sikur e gjithë bota do të jetë me ty kur t’i frysh ato”, u shpreh aktori.

Ndërsa Lorraine kaloi ditëlindjen në shtëpi me burrin Steve, vajzën e tyre Rosie dhe qenin e tyre Angus, ajo kishte diçka për të thënë në lidhje me festimet e ditëlindjes së 30-të të Rita Ora-s të mbajtura gjatë fundjavës.

Sipas Kelly kjo ishte diçka shumë qesharake dhe shumë egoiste për aq kohë sa shumë njerëz mund të kenë mbi 9 muaj që nuk takojnë të afërmit e tyre për shkak të kufizimeve të rrepta.


MË SHUME NGA Magazina