Haradinaj: Kisha fatin të jem bashkëpunëtor i presidentit Rugova

Haradinaj: Kisha fatin të jem bashkëpunëtor i presidentit Rugova

Sot është datëlindja 76-të e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Për datëlindjen e 76-të ish-presidentit Rugova ka shkruar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Ai ka shkruar se Rugova mori përsipër udhëheqjen e vendit me mjete paqësore, në rrethana shumë të rënda për Kosovën dhe shqiptarët.

Haradinaj shkruan se kishte fatin të ishte bashkëpunëtor i presidentit historik i Rugovës.

“Presidenti historik, Ibrahim Rugova mori përsipër udhëheqjen e vendit me mjete paqësore, në rrethana shumë të rënda për Kosovën dhe shqiptarët. Kisha fatin të jem bashkëpunëtor i Presidentit Rugova në vitet e para të lirisë. Gjithmonë i kujtoj idetë e qëndrimet e tij, bashkëpunimin dhe veçmas mbështetjen që më dha në kohën kur isha ftuar për ballafaqim me drejtësinë ndërkombëtare. Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara që ishin brenda nesh. Urime ditëlindja, President!”, ka shkruar Haradinaj.