Drejt fundit drafti për kodin e ri penal, rishqyrtohen disa vepra kriminale
Drejt fundit drafti për kodin e ri penal, i cili është propozuar në fillim të tetorit nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Arben Rakipi, drejtor i Shkollës së Magjistraturës.
Nëpërmjet këtij drafti po rishikohen veprat për drograt, si dhe po klasifikohet konsumi, kultivimi dhe trafikimi i tyre.
Duke iu referuar këtij drafti deri në 10 gram kanabis për përdorim vetjak s’do të konsiderohet krim dhe si rrjedhojë s’do ketë asnjë masë.
Ndërkohë për krimet e korrupsionit dhe aktivitetet kriminale ekonomike parashikohen dhe konfiskime pasurie, njofton euronews.albania.
Ndërsa, për ndërtimin pa leje në tokën tënde për efekt strehimi s’do të ketë dënim e as arrestim, por vetëm gjobë.
Ky kod i ri fut risi edhe tek prostitucioni, ku ushtrimi s’do të konsiderohet më vepër penale por kundra-vajtje.
Sa i përket krimeve seksuale dhe aktivitetit pornografik do ketë rritje dënimi.























