Ndahet nga jeta në moshën 31-vjeçare ish-mbrojtësi i Marokut
BKT
Sport

Ndahet nga jeta në moshën 31-vjeçare ish-mbrojtësi i Marokut

Ish-lojtari i kombëtares së Marokut, Mohamed Abarhoun ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare për shkak të sëmundjes së kancerit në stomak.

Ai u diagnostikua në shkurt, ndërsa luante në Turqi për Rizespor. Lajmin e largimit të tij nga jeta e njoftoi vetë klubi përmes një deklarate për shtyp.

“Kemi mësuar me trishtim lajmin e vdekjes së  Mohamed Abarhoun, i cili trajtohej prej kohësh. Zoti e mëshiroftë dhe ngushëllime të afërmve dhe familjarëve”, shkruhet në deklaratën e klubit.

Abarhoun luajti shtatë vite në Marok për Moghreb Tetouan, ku fitoi dy tituj kampion, para se të transferohej në ekipin portugez Moreirense, të cilin e la vitin e kaluar për t’u bashkuar me Rizespor.

Në nivel kombëtareje mbrojtësi ndihmoi ekipin U23 ​​të Marokut që të kualifikohej për Lojërat Olimpike 2012 në Londër dhe u aktivizua në dy ndeshje. Ai gjithashtu luajti për Marokun në Kampionatin e Kombeve Afrikane 2014 si dhe në dy miqësore.