“Liverpooli ka transferuar lojtarin më të mirë të sezonit”
BKT
Sport

“Liverpooli ka transferuar lojtarin më të mirë të sezonit”

Liverpooli ka bërë transferimin më të mirë të sezonit, bëhet fjalë për sulmuesin Diogo Jota, kështu mendon ish ylli i “Reds”, Michael Owen.

Portugezi është në super formë, ndërsa ka fituar vendin në formacionin titullarë.

Owen e cilëson Jotan si transferimi më i mirë i edicionit në Premierligë dhe mendon se lojtari është tejet i shpejtë.

“Askush nuk e ka menduar se do shkëlqente ashtu. Mund të thuash se ai është transferimi më i mirë i sezonit në Premierligë”.

“Me befasojë me shpejtësinë, duhet ta pranoj. Mendoj se është i shpejtë dhe kundër Atalantas ishte i pabesueshëm”.

“Mendoj se ai shënon me kokë, të djathtën, të majtën shënon nga larg dhe shihet si tejet i fortë”, deklaroi ai, transmeton lajmi.

Jota vazhdon të shkëlqejë të gjiganti anglez, ndërsa edhe vet Jurgen Klopp ka pranuar se nuk ka menduar që është aq i mirë.