16:37 / 02.12.2020
Dalin detaje për lëndimin e Milot Rashicës
Futbollisti kosovar, Milot Rashica është lënduar gjatë stërvitjeve me skuadrën e Werder Bremenit.
Pas këtij lëndimi Rashica u detyrua të largohej nga vendi i trajnimit. Deri më tani ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për lëndimin e Rashicës por sipas mediave gjermane nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim të rëndë.
Gazetari Bjorn Knips i cili ishte i pranishëm gjatë stërvitjeve ka treguar se Rashica ishte në gjendje që të qëndrojë në këmbë dhe nuk dukej ndonjë gjë e rëndë, transmeton Sinjali.
Nëse ky lëndim do ta mbajë jashtë fushës Rashicën edhe për disa ditë të tjera atëherë do të jetë një lajm i keq për të.























