20:36 / 02.12.2020
Kelly Clarkson: Divorci ishte i tmerrshëm
Kelly foli edhe njëherë lidhur me divorcin.
Kelly Clarkson zgjodhi të flas dhe një herë tjetër për divorcin e saj, shkruajnë mediat e huaja.
Në një tjetër episod të emisionit të saj, Clarkson, 38 vjeçare, ka folur haptazi me Alicia Keys dhe Glennon Doyle në lidhje me divorcin.

Biondja kishte folur për ndarjen me Brandon Blackstock, burrin e saj prej shtatë vjetësh.
“Më e vështira për mua janë fëmijët, kjo është më e vështira për mua. Unë mendoj, si gratë veçanërisht, ne jemi të trajnuar … për t’i marrë të gjitha dhe ju mund të merreni me të dhe jeni mirë, por janë bebet tuaja për të cilën shqetësoheni”, u shpreh ajo.























