Zeka: Rugova ishte përfaqësues i gjithë shqiptarëve në ish Jugosllavi
Ish deputeti dhe gazetari i njohur, Milaim Zeka ka folur sonte në “Debat” të RTK-së për rolin e ish presidentit Ibrahim Rugova në krijimin e shtetit të Kosovës dhe ndërtimin e tij.
Ai tha se Rugova ka qenë udhëheqës shpirtëror i shqiptarëve dhe jo rasisht është quajtur “Gandi i Ballkanit”.
Ai i përmendi dy raste kur çështja e Kosovës ka marrë vëmendje ndërkombëtare, duke veçuar protestën e minarorëve, grevën e ture dhe ardhjen e Rugovës në krye të LDK-së dhe shtetit paralel të asaj kohe.
“Rugovën kur erdh në krye të LDK-së dhe shtetit aso kohe e vlerësonin të gjihtë, edhe bota përendimore, edhe diaspora u rreshtua pas tij. Rugova ishte përfaqësues i gjithë shqiptarëve në ish Jugosllavi, jo vetëm në Kosovë”, ka thënë Zeka.
Sipas tij, në Kosovë deri në vitin 1997 ekzistonte një stabilitet i brishtë, por që matematikat u prishën aso kohe me Lëvizjen Studentore që i parapriu luftës çlirimtare.
Ai e vlerësoi lartë rolin e Rugovës në Konferencën e Rambujesë, kur qasja e ish presidentit, sipas Zekës, ishte pozitive në unifikimin e UÇK-së dhe politikës./RTKLive/























