09:01 / 03.12.2020
Kënga e System of a Down i bashkohet superhiteve të “rock”-ut
“Chop Suey!”, kënga e System of a Down, ka arritur 1 miliard klikime në YouTube, 20 vite pas publikimit të saj.
Në këtë mënyrë, kjo këngë i bashkohet hiteve të tjera të “rock”-ut si “Smells Like Teen Spirit” (Nirvana), “November Rain” dhe “Sweet Child O’Mine” (Guns N’ Roses), apo “Numb” dhe “In the end” (Linkin Park).
Videoklipi i grupit me origjinë armene është publikuar në vitin 2001, por është ngarkuar në platformën e famshme të videove YouTube në vitin 2009.
Pritet që këngët e radhës “rock” që do ta kalojnë barrierën e 1 miliard klikimeve të jenë “Nothing Else Matters” (Metallica), “It’s my Life” (Bon Jovi) dhe “Thunderstruck” (AC/DC).























