Projekt-raporti, eurodeputetja socialiste kritika për ligjin anti-shpifje
Projekt raporti për Shqipërinë i socialistes portugeze Isabele Santos dënon cënimet e lirisë së medias në vendin tonë dhe shpreh “shqetësim të thellë” për ligjen antishpifje të qeverisë Rama i cili duhet përshtatur me opinionin e Komisionit të Venecias.
Gjithashtu Santos “shënon me shqetësim mungesën e progresit në lirinë e shprehjes dhe në heqjen e pengesave për funksionimin e mediave të pavarura”, transmeton oranews.
Rama e miratoi ligjin e medias në dhjetor 2019 përballë kundërshtimit e kritikës të opozitës, shoqërisë civile e ndëkombëtarëve. Por në janar 2020 ai u detyrua nga të tërhiqej para presionit të shtuar nga Brukseli dhe nuk rrëzoi në Kuvend dekretin e kthimit të ligjit; ai premtoi se do të ndiqte rekomandimet e “Venecias”.
Eurodeputetë si raporteri David Lega e kanë quajtur ligjin një pengesë serioze në rrugën drejt Europës duke shtuar se Rama tregohet i ashpër me gazetarët e i butë me narkobosët.
Në mars 2020 Këshilli Europian e listoi ligjin e medias si kushtin e 15 për të çelur negociatat.
Edhe pse opinioni i Venecias u miratua në qershor 2020, sot, pas gjashtë muajsh Rama nuk ka pasqyruar rekomandimet e tij dhe nuk ka nisur konsultime me grupet e interesit siç ka insistuar Komisioni Europian. Draftet e reja që qeveria shpërndau në shtator përmbanin vetëm ndryshime kozmetike.
Është interesant që një gjuhë e ashpër kundër Ramës po përdoret nga një socialiste si Santos, e cila më parë nuk është dalluar për kritika ndaj qeverisë së Tiranës.
Drafti do t’i nënshtrohet debatit në Komisionin e Jashtëm dhe në mars 2021 parashikohet të votohet në plenare. Ende nuk dihet nëse teksti i Santosit do të amendohet.























