Menaxhimi i pandemisë nëpër botë
BKT
Lajme

Menaxhimi i pandemisë nëpër botë

Lidhur me menaxhimin e pandemisë në shkallë botërore është trajtuar në emisionin ”Studio e hapur”, ku kontribut në këtë aspekt kanë dhënë mjeket nga Shqipëria,Xheni Boraka, studente e mjejkësisë në Tiranë, nga Gjermania, Marseda Ceno, mjeke, si dhe, dr. Jehona Marku Podvorica. .

Sa i përket trajtimit të pandemisë në Shqiupëri, studentja e mjekësisë,  Xheni Boraka, deklaroi se aktualisht në Tiranë ka tre spitale Covid-19, ndonëse ngarkesa është gjithnjë e në rritje, por që kemi kapacitete për t’u marrë me këtë problem akut, duke përfshirë këtu shtretër dhe medikamente tjera.

Sipas saj, vala e dytë e pandemisë nuk ka shumë ndryshim, por që tani nuk mund të bëjmë më karantinë të dytë, sepse edhe vetëdijësimi i popullatës vjen në rritje për ta menaxhuar më mirë.

Ndërkaq sa i përket vaksinës, ajo tha se lajmi për zbulimin e vaksinës është pritur mirë, nuk ka skepticizëm nga mjekët dhe personalisht jam pro vaksinës.

Kurse sa i përket personleit mjekësor, ajo deklaroi se ndonëse ka mjekë që shkojnë në vende tjera për një karrierë më të mirë, prapë ka personelë mjekësorë që mund të përballohet kjo pandemi.

Ndërsa sa i përket vështirësitë e përballjes nga familja, ajo deklaroi se për buxhetin familjar është shumë e rëndë, ndonëse tani Ministria e Shëndetësisë ka dalë me venidmin për rimbursimin e barërave për Covidin, por që deri më tani kjo ka qenë barrë e familjes.

Nesër pritet të fillojë Konferenca Ndërkiombëtare multidiciplinare shëndetësore, ku do të marrin pjesë përveç mjekët shqiptarë vendorë, edhe Shoqata mjekëve shqiptarë nga  Gjermania, qe sjellë mjekë shqiptarë e të huaj nga 12 shtete të ndryshme,

Kjo konferencë nis nesër e do të zgjasë 3 ditë, që do të trajtohen shumë tema në fusha të ndryshme, që do të kenë  rëndësi për mjekët e studentët e mjekësisë

Ndërkaq sa i përket pandemisë në Gjermani e SHBA, në valën e dytë e shfaqjes së këtij virusi, nga pjesëmarrëset u tha që masat do të zgjaten edhe në ditët në vijim, duke përmendur masat e marra në vendet publike e ato institucionale, duke u ndaluar tubimet me më shumë se 5 njerëz, shkollat të kenë qasje ”online”, etj.

Porosia e tyre është që të kenë kujdes në kontaklte me njerëz, të mos kenë panik, t’u shmangen kontaktet me njerëz të infektuar, etj.

Ndërkaq për gratë shtatzëna, ato deklaruan që të jenë të kujdesshme në kontakte me njerëz, të mos kenë panik, por edhe personeli mjekësor të ketë kujdes për këto gra, sepse janë persona me gjendje delikate./RTKLive


MË SHUME NGA Lajme