Kandidatja e skualifikuar ankimon në Apel vendimin e KED
BKT
Shqipëri

Kandidatja e skualifikuar ankimon në Apel vendimin e KED

Kandidatja për Gjykatën Kushtetuese, Zhaklina Peto, ankimon në Gjykatën Administrative të Apelit- Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për skualifikimin e saj nga gara.

Ndërkohë sot në orën 14:00 Apeli shqyrton kërkesën e Shaqir Hasanit ndërsa dje u rrëzua kërkesa e Eugen Papandiles.

KED vendosi skualifikimin e juristëve Eugen Papandile dhe Zhaklina Peto, të cilët Apeli Administrativ i kishte rikthyer sërish në garë, njofton oranews.

Pas marrjes së këtij vendimi, faza tjetër është intervistimi i kandidatëve të kualifikuar dhe renditja e tyre, ku Meta mund të dekretojë vetëm një nga emrat në listë.


MË SHUME NGA Shqipëri