Ronaldo për 750 golat: Faleminderit edhe kundërshtarëve të mi besnikë!
Cristiano Ronaldo i ka falënderuar bashkëlojtarët dhe trajnerët e tij vet ndër vite, si dhe kundërshtarët, siç i ka quajtur ai, besnikë, për ndihmën që ia kanë dhënë për të arritur në shifrën e 750 golave në karrierë.
Ronaldo e arriti këtë shifër mbresëlënëse prej 750 golave në karrierë me klubet dhe Kombëtaren e Portugalisë, me golin e shënuar të mërkurën në fitoren e Juventusit 3:0 kundër Dynamo Kiev në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi portugez i ka shënuar 75 gola për Juventusin, 450 për Real Madridin, 118 për Manchester Unitedin, 5 për Sporting Lisbon dhe 102 për Kombëtaren e Portugalisë.
509 prej këtyre golave i ka shënuar brenda zonës, 129 nga penalltia, 57 nga goditja e lirë dhe 55 jashtë zonës.
Ronaldo e tundi rrjetën e portës 482 herë me këmbën e djathtë, 136 me këmbën e majtë dhe 130 me kokë.
“750 gola, 750 çaste lumturie, 750 buzëqeshje në fytyrat e përkrahësve tanë. Faleminderit të gjithë lojtarëve dhe trajnerëve që më ndihmuan ta arrijë këtë shifër të mahnitshme, faleminderit të gjithë kundërshtarëve të mi besnikë që më bënë të punoj me zell seç herë e më shumë”, ka shkruar Ronaldo në Twitter.























