Gloria Estefan tregon se ishte infektuar me koronavirus
Gloria Estefan tregon për periudhën e infektimit me Covid-19.
Gloria Estefan është një nga artistet e njohura e cila ka rezultuar me Covid-19, shkruajnë mediat e huaja.
63 vjeçarja nëpërmjet një videoje të ndarë në Instagram tregon se ishte “një nga viktimat e Covid-19”., pasi pretendon se virusin e mori nga një fans.
Ajo tregoi se darkoi jashtë në një restorant në Miami më 30 tetor dhe pas kësaj bëri testin, por që doli negativ por disa ditë më vonë, ajo kuptoi se i kishte humbur shija dhe kjo ishte një nga simptomat e koronavirusit.
“E vetmja gjë që unë mund të imagjinoj se ka ndodhur është që dikush erdhi tek unë kur po haja dhe më goditi në shpatull”, kujton ajo. “Ata ishin shumë afër, nuk kishin maskë dhe po më tregonin gjëra të bukura – por kjo është e vetmja gjë që kam bërë jashtë karantinës time”, u shpreh ajo.























