Ndahet nga jeta ylli i “Mad Max”
BKT
Magazina

Ndahet nga jeta ylli i “Mad Max”

Në moshën 73 vjeçare ka vdekur Hugh Keays-Byrne.

Telegame ngushëllimi janë dërguar për yllin e Mad Max, Hugh Keays-Byrne, i cili ka vdekur në moshën 73-vjeçare, shkruan BBC.

Aktori i ndjerë ka luajtur rolin  Toecutter përkundër Mel Gibson, më 1797, në filmin aksion.

Regjisori britanik Brian Trenchard-Smith konfirmoi në Facebook se ai kishte vdekur të martën.

Charlize Theron, e cila u shfaq me të në këstin e katërt dhe projektin e vitit 2015, Fury Road, tha se ai do të ishte “thellësisht i humbur”.

“Është e mahnitshme që kisha rastin të luaj me një kryekomandant aq mirë, sepse ishe një shpirt kaq i mirë, i bukur”, shkroi Theron në Twitter.

Keays-Byrne lindi në Indi nga prindër britanikë dhe u zhvenfos në Angli si fëmijë. Prodhimi i “A Midsummer Night’s Dream”, e çoi atë në Australi më 1973, ku edhe u vendos.

Pas shfaqjes në Mad Max , e cila ishte me regji të George Miller, ai u shfaq në Fury Road, ku luajti antagonist Immortan Joe.

Në një intervistë të vitit 2015 për The Independent, ai tha se kishte qenë “befasuar këndshëm” për të marrë përsëri telefonatën.


MË SHUME NGA Magazina