Dinamo e Kastratit fiton ndaj Feyenoordit
BKT
Sport

Dinamo e Kastratit fiton ndaj Feyenoordit

Dinamo Zagreb ka mposhtur Feyenoordin holandez si mysafir.

Rezultati final ka qenë 2-0 në favor të zagrebasve, kurse për penalltinë përmes së cilës dinamo ka krijuar epërsi protagonist ka qenë edhe futbollisti kosovar, Lirim Kastrati. Penalltinë e ka kthyer në gol Bruno Petkovic. 

Me këtë rezultat ka përfunduar edhe pjesa e parë. 

Golin e dytë për kroatët e ka shënuar Lovro Majer në minutën e 53-të.

Me këtë fitore Dinamo kalon grupin duke vazhduar garën në Europa League.