Superliga rikthehet sot me supersfidën Prishtina-Feronikeli
BKT
Sport

Superliga rikthehet sot me supersfidën Prishtina-Feronikeli

Superliga e Kosovës hap xhiron e 16-të, me një ndeshje që sot (e premte) është në orar për t’u zhvilluar.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, FC Prishtina pret Feronikelin, në ndeshjen që fillon nga ora 13:00.

FC Prishtina në pesë ndeshjet e fundit ka një seri të mirë të rezultateve, me katër fitore dhe një barazim.

Në anën tjetër, Feronikeli numëron dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në ‘Rexhep Rexhepi’, është fituar nga FC Prishtina, me rezultat 1:2.