Dua Lipa nderohet me çmimin “Powerhouse Award” nga revista ‘Billboard’

Dua Lipa nderohet me çmimin “Powerhouse Award” nga revista ‘Billboard’

Dua Lipa nderohet edhe me një çmim të radhës.

Billboard zbulon edicionin e shumë pritur duke nderuar artiste të shumta si më të mirat e këtij viti.

Ndër emra të njohur botëror sigurisht se bënte pjesë edhe këngëtarja shqiptare e talentuar, Dua Lipa.

Asaj iu dha çmimi “Powehouse Award”, i cili dhurohet për aktin muzika e të cilit mbizotëroi në vitin përkatës përmes transmetimit, shitjeve dhe radios.

Dua hyri në rrjete sociale për të bërë të ditur lajmin e rëndësishëm në karrierën e saj, duke publikuar dy imazhe ku dukej tërheqëse dhe rrezatonte energji.

 


MË SHUME NGA Magazina