Kinematografia në zi, ndahet nga jeta ylli i “Mad Max”

Kinematografia në zi, ndahet nga jeta ylli i “Mad Max”

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare ylli i Mad Max, Hugh Keays-Byrne.

Lajmin e ka konfirmuar në ‘Facebook’, regjisori britanik Brian Trenchard-Smith.

Aktori i njohur lindi në Indi nga prindër britanikë dhe u zhvenfos në Angli si fëmijë. Prodhimi i “A Midsummer Night’s Dream”, e çoi atë në Australi më 1973, ku edhe u vendos.

Pas shfaqjes në Mad Max, e cila ishte me regji të George Miller, ai u shfaq në Fury Road, ku luajti antagonist Immortan Joe.

Në një intervistë të vitit 2015 për The Independent, ai tha se kishte qenë “befasuar këndshëm” për të marrë përsëri telefonatën.