Vizitat e ndaluara në Hagë
Gjykata Speciale është padrejtësi e madhe ndaj Kosovës, madje edhe para se të krijohej kemi qenë kundër kësaj, ndërsa ata që janë atje shpresoj ta kalojnë ma lehtë, që t’i tregojnë botës dha skeptikëve që lufta jonë ka qenë e drejtë dhe e pastër e jo kriminale, siç po e cilëson Prokuroria e GjS.
Kështu deklaroi Arbër Rexhaj, deputet i LVV-së, në emisionin ”Studio e hapur", në RTK, në komentimin e mënyrës së trajtimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ku siç u bë e ditur, atyre u lejohet të komunikojnë me familjarë e miq vetëm përmes telefonit, në arsyetimin e pandemisë.
Sipas tij, Gjykata Speciale ka ndodhur edhe me votat e deputetëve tanë, e meqë jemi këtu ku jemi, GjS shpresoj të tregojë drejtësi dhe e vërteta të dalë sa me shpejtë në shesh.
Më tej, ai sqaroi se nuk ka pasur mundësi të kryhen akte të pretenduara nga Prokuroria e GjS edhe në Shqipëri, ngase gjatë luftës i gjithë territori i Shqipërisë ka qenë nën vezhgim të NATO-s dhe nga gazetarë ndërkombëtarë, prandaj është e pavertetë akuza e Prokurorisë së Gj S për krime lufte ndaj ish- krerëve të UÇK-së.
”UÇK nuk ka shkuar në Serbi për të luftuar, por ata kanë ardhur në Kosovë dhe kanë masakruar të gjithë, pa dallim, prandaj kjo Gjykatë ka qenë padrejtësi e madhe, sepse kanë qenë teza të fabrikuara nga Beogradi, por të mbështetur nga disa kolegë tanë, mjerisht, prandaj ka ngelë vetëm një rrugë e kjo është që këta krerët tanë të UÇK-së të tregojnë se nuk kanë ndërmarrë asgjë kundër njerëzimit, por kanë bërë luftë çlirimtare”, deklaroi Arër Rexha.
Ndërkaq, lidhur me vrasjet e pasluftës, ai shtoi se të gjitha vrasjet duhet të ndriçohet, se është e drejtë themelore për të ditur se kush është krimineli, porse LDK duhet ta sqarojë, sepse ajo sa herë vijnë zgjedhjet, qofte lokale, qofte te pergjithshme, hap sirtarin e ankohet për vrasjet e pasluftës, e ndërkohë këta kanë qeverisur për 20 vjet me radhë, prandaj kanë pasur mundësi të zbulonin rastet, por nuk kanë qenë të interesuar.
”Në GjS 20 herë permendet LDK, e kjo duhet ta sqarohet nga ata, e çka është me rëndësi vrasjet e pasluftës ka ndodhur edhe vrasje të tjera, jo vetëm nga aktivistë të LDK-së, prandaj mendoj se nuk është e moralshme, as e drejtë të keqpërodren politikisht, prandaj mendoj se duhet të zgjidhen për hir të drejtësisë këto vrasje”, deklaroi deputeti Rexhaj.
Më tej, ai shtoi se GjS, si tërësi, është e dëmshme për Kosovën, në një mënyrë, këto gjëra do të duhej të hetoheshin nga gjykatat tona, ndonëse mendohet se kjo drejtësi është e kapur, por është në të drejtën e familjarëve të viktimave dhe obligim shtetëror të dihet e vërteta për vrasjet e ndodhura në luftë e pas saj. Megjithatë Gj S ështënjë e keqe që do ta errësojë në aspektin ndërkombëtar Kosovën.RTKLIve























