Këta janë anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
Sot në presidencë u hodh shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
Presidenti Meta e përcaktoi që më herët datën 4 dhjetor për hedhjen e shortit.
Në short u zgjodhën kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Kështu si rezultatit i shortit u përzgjodhën:
Nga përzgjedhja e gjyqtarëve nga gjykata kushtetuese rezultoi se:
Marsida Xhaferllari zgjidhet anëtare e KED
Elsa Toska zgjidhet anëtare e KED
Fiona Papajorgji, zgjidhet anëtarë zëvendësuese në KED.
Përzgjedhjen e përfaqësuesve nga Gjykata e Lartë
Ervin Pupe, anëtar i KED përfaqësues nga Gjykata e lartë
Ilir Panda anëtar zëvendësues i KED
Përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme
Adnan Xholi anëtar i KED
Kujtim Luli anëtar zëvendësues në KED
Gjykatat e apelit, përfaqësuesit:
Astrit Kalaja anëtar i KED
Elona Toro anëtare e dytë e KED
Zegjine Sollaku anëtare zëvendësuese e KED
Përzgjedhja nga zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit:
Gjon Fusha anëtar i KED
Genti Xholi anëtar i Dytë i KED
Kleanth Zeka anëtar zëvendësues i KED
Përfaqësuesi nga gjykata administrative zgjidhet nga shorti rastësor:
Rilinda Selimi anëtare e KED
Gentiana Xhelili anëtare zëvendësuese në KED.
KED me anëtarët e rinj do të funksionojë përgjatë vitit 2021. KED është një organ kolegjial me 9 anëtarë dhe me mandat 1-vjeçar.
Ky institucion ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë vazhdimisht ambasadorja amerikane Yuri Kim po përsërit thirrjet për palët që ta bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese deri më 31 dhjetor./TCH























