S’ka gola në ‘Fadil Vokrri’
BKT
Sport

S’ka gola në ‘Fadil Vokrri’

Ka përfunduar pa fitues derbi i xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës mes FC Prishtinës dhe Feronikelit.

Xhiroja e 16-të e Superligës së Kosovës u hap me ndeshjen FC Prishtina – Feronikeli, e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’, të premten në mesditë.

Kjo ndeshje, e zhvilluar pa praninë e tifozëve shkaku i masave anti-Covid, ka përfunduar 0-0.

Vendasit e FC Prishtinës patën një mundësi të mirë në pjesën e parë, por Sabien Lilaj dështoi të shënonte nga penalltia, ose më mirë të themi, atë e priti portieri Ilir Avdyli.

Pas këtij barazimi, Prishtina numëron 26 pikë, dhe renditet në vendin e tretë, ndërsa Feronikeli më 21 pikë, në vendin e pestë.