"Maradona më donte në Napoli"
BKT
Sport

"Maradona më donte në Napoli"

Lotar Mateus, legjenda gjermane dhe ish-futbollisti i Bajern Mynih e Inter, së fundmi ka treguar një prapaskenë me Diego Armando Maradonën.

Në vazhdën e kujtimeve për argjentinasin, Mateus ka treguar se ai e donte në Napoli dhe se në Mynih organizuan një takim sekret, teksa drejtues të Napolit u paraqitën për t’i transmetuar përshëndetjen e Maradonës dhe një valixhe me para gjithashtu, transmeton "Vip Sport".

“Njiheshim pak me Diegon, por ai dërgoi një delegacion nga Napoli në Mynih për të më takuar. Ishim në një restorant italian, i cili të shtunave ishte i mbyllur, por atë ditë ishte hapur vetëm për takimin sekret me përfaqësues të Napolit. Kur u futa në restorant në orën 21:00, katër italianë dhe një valixhe më prisnin mua dhe agjentin tim.

Drejtuesit e Napolit më dërguan përshëndetjen e Diegos. Më kërkuan të firmosja për to, teksa në valixhe ishin një milionë marka. Ato para ishin sa trefishi i atyre që fitoja te Bajern. E refuzova, por ai gjest i Diegos për mua ishte vërtet shumë i rëndësishëm”, u shpreh Mateus.