21:09 / 04.12.2020
Ndryshime për kompeticionin e njohur për klube
Botërori për klube do të mbajë të njëjtin format për të paktën një vit tjetër. Kjo u konfirmua nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili në konferencën për shtyp gjithashtu njoftoi se kompeticioni do të zgjerohet në 24 skuadra sa më shpejt të jetë e mundur:
“Do të luhet në Kinë, nuk kemi ndonjë datë konkrete, do të jetë kompeticioni i klubeve më i bukur në botë.”, deklaron Infantino, transmeton Panorama.
Botërori i klubeve 2020, e shtyrë për shkak të pandemisë, do të zhvillohet në shkurt 2021 në Katar (1-11 shkurt), ndërsa ajo e vitit 2021 do të mbahet në dhjetor të të njëjtit vit në Japoni, të dyja vitet do të mbajnë numrin e 6 ose 7 ekipeve pjesëmarrësit, para ndryshimit të madh.























