“Nuk ia vlen”, Rita Ora bën lutje që të rinjtë mos t’i thyejnë rregullat
Rita Ora ka një mesazh për të rinjtë pas përvojës së saj.
Rita Ora e cila ësht këngëtare e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, u ndje e turpëruar kur përfundoi e e kritukuar nga mediat britanike por jo vetëm.
Ajo u përqesh në të gjitha mediumet britanike, për shkeljen e rregullave anticovid që kishte bërë.
Rita kishte organizuar një festë me disa të ftuar me rastin e ditëlindjes së saj të 30-të në një restorant në lagjen Notting Hill të Londrës.
Ndonëse Rita ka kërkuar falje publike për veprimet e saj të pamatura, teksa edhe ka paguar një gjobë në vlerë 10 mijë funte, si dënim për rrezikun që shkaktoi.

Tani ajo në një intervistë për The Sunday Times, ka rrëfyer se si u ndje gjatë kësaj jave, ku ka ndërprerë të gjitha aktivitetet e saj, shkaku i turpi që ndjeu.
“Ndërsa e kuptoj që fjalët apologjetike të një ylli të popit nuk mund të kenë shumë peshë, veçanërisht dikush që ka thyer rregullat si unë, unë e kuptoj që disa mund të kërkojnë të ndjekin shembullin tim”, ka thënë këngëtarja shqiptare për The Sunday Times.
Ajo gjithashtu u ka dhënë një mesazh të gjithë të rinjve që të mos i thyejnë rregullat sikur ajo, sepse nuk është një shembull i mirë për t’u marrë marrëzia e saj e fundit.

“Mesazhi im për ta është i thjeshtë: Ju lutem mos. Faji dhe turpi që kam mbajtur këtë javë për gabimin tim nuk ia vlen. Në vend të kësaj, vazhdoni të dëgjoni këshillat e qeverisë dhe zërat e heronjve të NHS-së (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Angli) dhe të merrni masat e nevojshme paraprake”, ka thënë Rita Ora.
Gjatë intervistës, Rita ka kujtuar gjithashtu edhe se sa e vështirë ishte shpërngulja e familjes së saj nga Kosova në Britani, ku për një jetesë më normale të familjes, babai i saj kishte punuar deri në tri punë, teksa shprehet e lumtur që tani ka mundësinë që t’ua shpërblejë mundin prindërve të saj, duke u mundësuar atyre sot një jetë mjaft të mirë.























