Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare David Lander, aktori i “Laverne&Shirley”
Ka ndërruar jetë David Lander.
Aktori i “Laverne&Shirley”, David Lander, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare, shkruajnë mediat e huaja.
Lander ndërroi jetë të premten në Los Angeles, i rrethuar nga gruaja e tij, vajza dhe djali, Kathy Fields Lander, tha gruaja e tij në një email drejtuar Associated Press.
“Ishte shumë i qetë. Ai kishte një betejë të ashpër me sklerozën multiple për 37 vjet dhe ai ngulmoi si askush që nuk kam parë ndonjëherë, dhe kjo më mësoi shumë për gjërat e rëndësishme të jetës”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se aktori zbuloi diagnozën e tij të sklerozës multiple në librin e tij të vitit 1998, “Fall Down, Laughing: Hoë Squiggy Caught Multiple Sclerosis and Didn’t Tell Nobody”.
I njëjti u diagnostikua për herë të parë në vitin 1984.
“Çfarëdo që të ndodhë, skleroza multiple nuk mund t’i marrë të gjitha. Unë gjithmonë do të kem zemrën dhe shpirtin tim, zgjuarsinë dhe mençurinë time”, theksoi ai në vitin 2007.























