Basha: Vendi në krizë ekonomike, duhet një Qeveri në shërbim të qytetarëve
BKT
Shqipëri

Basha: Vendi në krizë ekonomike, duhet një Qeveri në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot takime me përfaqësues  të biznesit  të vogël në njësinë 11, Laprakë në Tiranë.

Basha tha se vendi është në krizë ekonomike e shkaktuar nga keq qeverisja  dhe që ka dal me në pah nga pandemia e Covid-19-të. “Cikli negativ duhet ndalur dhe duhet të nisim një cikël pozitiv rritjeje. Për këtë, qëndrimi ynë ka qenë i qartë prej fillimi. Të gjitha të ardhurat e shtetit në këtë kohë duhet të shkojnë tek familjet në nevojë dhe tek biznesi. Këtë formulë nuk është se e kemi shpikur ne. Këtë po bën Maqedonia, këtë po bën Kosova, këtë po bëjnë dhe vendet e zhvilluara. Natyrisht, s’mund të arrijmë kurrë Anglinë apo Gjermaninë, por të paktën të bëjmë maksimumin siç po bëjnë vendet e rajonit. E kemi detyrë ndaj qytetarëve dhe ky është edhe premtimi kryesor që bëjmë sot, dhe nesër do keni një qeveri që ta keni në krahun tuaj. Pa ju dëgjuar edhe pa ju kuptuar është e vështirë pastaj t’ju ndihmosh”, tha ai.

Po ashtu Basha shtoi se gjëja e parë, detyra e parë që ka dikush që kërkon t’ju shërbejë njerëzve, është t’ju dëgjojë, të kuptojë problemet edhe pastaj t’ju ndihmojë.

“Duhet të bashkojmë forcat. Duhet secili të bëjë detyrën e vet. Edhe unë garantoj që do të keni një qeveri që do të bëjë detyrën e vet. Siç bën ti detyrën tënde si prind, si familjar, si punëdhënës me këta njerëz që i mban këtu, u paguan rrogën, edhe në si qeveri nesër do të bëjmë detyrën tonë. Do t’ju ndihmojmë ju, do të ndihmojmë çdo familje në nevojë. Dhe na duhet një ndryshim i menjëhershëm, na duhet një qeverisje e re, na duhet një ndryshim i ri sepse kështu nuk ecet. Nuk mundet që të gjithë paratë e qytetarëve sot kur kanë më shumë nevojë për ato para të shkojnë në një drejtim tek 5-6 njerëz, ndërkohë që qindra-mijëra të tjerë nuk sigurojnë bukën e përditshme për të mos folur për fruta-perimet, nuk sigurojnë dot ilaçet.”, – nënvizoi Basha.

 


MË SHUME NGA Shqipëri