Apeli Administrativ rikthen në garë për Gjykatë Kushtetuese, Zhaklina Peton
BKT
Shqipëri

Apeli Administrativ rikthen në garë për Gjykatë Kushtetuese, Zhaklina Peton

Gjykata Administrative e Apelit rikthen sërish në garë për Gjykatën Kushtetuese, Zhaklina Peto, duke vendosur ‘pro’ saj.

Kujtojmë se pedagogia Peto paditi KED, pasi këta të fundit e përjashtuan nga gara për në Gjykatën Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e skualifikoi për mosplotësim kriteresh, ndërsa tashmë duhet ta verifikojë për të tretën herë.

Vendimi u mor ditën e sotme, teksa padia ishte depozituar më 3 dhjetor.

“Do të rishikoj vendimmarrjen time në lidhje me KED nëse do e vijoj procedurën” ka thënë ajo për Top Channel.


MË SHUME NGA Shqipëri