Vajza 16-vjeçare e Heidi Klum në hapat e së ëmës
Vajza e Heidit po ndjek hapat e së ëmës.
Vajza 16-vjeçare e modeles Heidi Klum, Leni, po mendon të ndjek hapat e së ëmës, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Këtë e tha vetë Klum gjatë një interviste të fundit.
“Ajo vjen [në sheshxhirim], shikon dhe mëson jo vetëm atë që bëj unë, por edhe atë që të gjithë njerëzit e ndryshëm bëjnë në një televizion. Unë mendoj se është shumë interesante për të”, u shpreh Klum në People (the TV Show!).

“Kur je në atë moshë, ende përpiqesh të kuptosh kush je, çfarë dëshiron të jesh dhe shikon për herë të parë se cilat janë të gjitha këto punë të ndryshme që bëjnë një shfaqje televizive. Ajo dëshiron të bëjë atë që bëj unë. Ajo është mjaftueshëm e rritur tani. Edhe pse për mua ka qenë gjithmonë shumë e vogël… Gjithmonë kemi vendosur që t’i mbajmë fëmijët larg vëmendjes së publikut. Por ajo drejton makinën tani, është 16 vjeçe, kështu që mendova nëse mund ta bëjë atë, gjithashtu mund të modelojë tani nëse kjo është ajo që dëshiron të bëjë”, u shpreh ajo.
Leni, emri i vërtetë i së cilës është Helene Samuel, mundohet të ruajë privatësinë e saj dhe në rrjetet sociale nuk e ka postuar kurrë fytyrën e plotë. Megjithatë, ka shumë foto të saj të kapura nga paparacët. Ajo ka qenë gjithmonë në vëmendje të mediave, kjo për shkak të nënës së saj shumë të famshme, por edhe çështjes së diskutuar shumë në media, atësisë së saj.
























