18:37 / 07.12.2020
Princi i Monakos tregon eksperiencën e tij me Covid-19
Princi Albert i Monakos ka zbuluar se infektimi me Covid-19 e la të dobët fizikisht për muaj me radhë. 62-vjeçari u diagnostikua me koronavirus në muajin mars dhe kaloi javë të tëra në izolim.
Pasi u shërua, ai tregon se ndihej i lodhur deri në qershor.
“Ky virus qëndron me ty për disa kohë. Ndihesh i lodhur fizikisht, ajo lodhje që ke kur ke punuar shumë. Kjo gjendje zgjat”, tha princi Albert për “PEOPLE”.























