Bob Dylan shet të drejtat për të gjitha këngët e tij
BKT
Magazina

Bob Dylan shet të drejtat për të gjitha këngët e tij

Bob Dylan ka shitur të drejtat autoriale të këngëve të tij.

Bob Dylan i ka shitur të gjithë katalogun e tij të gjashtë dekadave të këngëve “Universal Music Group”, në një marrëveshje që mendohet të jetë më e madhja e këtij lloji, shkruan NY Post.

Universal njoftoi marrëveshjen të hënën herët, Jody Gerson duke e quajtur atë “si një privilegj dhe një përgjegjësi” për të “përfaqësuar punën e tij si një prej kompozitorëve më të mirë të të gjitha kohërave".

Një çmim për marrëveshjen nuk u bë i ditur, por njerëzit e afërt me të i thanë ‘Bloomberg’ se këngët vlejnë më shumë se 200 milion dollarë, me të tjerë që i thanë ‘New York Times’ se mund të ishin më shumë se 300 milion dollarë.

Kjo do ta bënte të mundshme blerjen më të madhe ndonjëherë të të drejtave të botimit muzikor të një akti të vetëm.


MË SHUME NGA Magazina