MKRS-ja ua ndan 1 milion euro 167 të rinjve që hapën biznese të reja
BKT
Lajme

MKRS-ja ua ndan 1 milion euro 167 të rinjve që hapën biznese të reja

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka bërë ndarjen e granteve start-up për të rinjtë përfitues.

Dumoshi ka thënë se nga fondi prej 1 milion euro kanë përfituar 167 të rinj që hapën biznese të reja. 

“Sot Kosova ka 167 liderë që do të hapin ndërmarrjet e tyre, që do të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik. Ne iu duam këtu në Kosovë dhe do t'u ofrojmë mundësi të shkollimit dhe të punësimit”, ka theksuar ministrja Dumoshi.

Aja ka thënë se janë investuar rreth 1 milion euro në këtë projekt, ku 50 persona përfitues të trajnimit janë nga komuniteti serb.

“I kemi edhe 5 milionë euro nga Qeveria, ku 1 milionë i kemi për rininë, pra për punësimin e të rinjve për 6 muaj në sektorin privat”, ka shtuar ministrja Dumoshi.


MË SHUME NGA Lajme