Challendes: Gjithçka mund të ndodhë nëse kemi guxim
BKT
Sport

Challendes: Gjithçka mund të ndodhë nëse kemi guxim

Trajneri i Kosovës, Bernard Challendes, konsideron se gjithçka do të ishte e mundur sa i takon kualifikimit në Botëror po qe se Kosova do të ketë guxim.

Ai ka folur rreth shortimit të Kosovës në Grupin B. 

“Unë e kam pranuar grupin kështu si është. Grupi është mjaft i vështirë, por njëherësh edhe mjaft interesant. Spanja është në Top 5 të botës. Suedia ka ekip të fortë, por gjithçka është e mundur nëse kemi guxim. Greqia e Gjeorgjia janë kundërshtarë mjaft të mirë, por ne mund të ëndërrojmë. Gjëja më e rëndësishme është që ne të luajmë me lojtarët tanë më të mirë dhe me tifozë”, deklaroi Challandes.