17:10 / 09.12.2020
Bayern Munich rikthen interesimin për De Jong
Bayern Munichu ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.
Holandezi është duke shkëlqyer të klubi blaugranas, pavarësisht formës jo të mirë të skuadrës.
Sipas Mundo Deportivo, Barcelona është në dijeni që Bayerni është kontakt me agjentin e De Jong, Ali Durson dhe ia kanë bërë me dije se nëse ekziston mundësia do të nisin negociatat.
Sidoqoftë, Barcelona nuk konsideron shitjen e De Jong, meqenëse e shohin si lojtari i së ardhmes.
Vlera e De Jong thuhet se kushton 75 milionë euro, por klauzola e lirimit është rreth 400 milionë euro.























