18:53 / 09.12.2020
Forcat Speciale shpërndajnë nga shkallët e Kryeministrisë protestuesit
Për një moment protestuesit kanë thyer kordonin e policisë dhe më pas kanë goditur dyert e kryeministrisë në Tiranë.
Por pas këtij veprimi kanë ndërhyrë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtës, të cilët kanë shpërndarë protestuesit nga shkallët e kryeministrisë.
Ndaj Forcave Speciale shqiptare është qëlluar me sende të forta dhe me gurë, ndërsa ata janë kundërpërgjigjur me sprej lotsjellës./tch























