19:22 / 09.12.2020
Hidhet gaz lotsjellës, shpërndahen protestuesit
Pas disa orësh proteste për vrasjen e Klodian Rashës, ku nuk kanë munguar edhe tensionet, policia ka hedhur gaz lotsjellës mes turmës në Tiranë duke bërë që këta të fundit të shpërndahen.
Protestuesit pas hedhjes së gazit lotsjellës janë ndarë në dy anët e kryeministrisë, dhe nuk dihet nëse do të ribashkohen para godinës./tch























