Ra Interi, Reali dhe Monchengladbach kalojnë tutje
BKT
Sport

Ra Interi, Reali dhe Monchengladbach kalojnë tutje

Real Madrid dhe Borussia Monchengladbach kanë kaluar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, ndërsa Interi ka bërë befasinë e mbrëmjes, duke mos arritur më shumë se një barazim ndaj Shakhtarit në ‘San Siro’.

‘Zikaltërit’ kishin nevojë vetëm për fitore në këtë ndeshje, por e gjitha që arritën ishte një barazim 0-0.

Ky është sezoni i tretë më radhë që Inter nuk kalon fazën e grupeve.

Në ndeshjen tjetër, Real Madrid në shtëpi mposhti 2:0 gjermanët e Monchengladbach.

Renditja përfundimtare e grupit B:

1.Real Madrid      10 pikë

2.Monchengladbach 8

3.Shakhtar 8

4.Inter 6