Fuqizimi i të rinjve dhe grave drejtë punësimit
Projekti i financuar nga BE, i nisur para dy vjetësh për punësimin e të rinjve dhe të grave, ku si qëllim ka punësimin e të rinjve dhe të grave në përqëndrim te Mitrovica dhe Ferizaj.
Kështu deklaroi Shkumbin Arifi, koordinator i projektit, në kuadër të Caritas Kosova, në Mirëmëngjesi Kosovë, RTK.
Tutje ai foli për aktivitetin e Cariatas Kosova, që sipas tij, ka pasur qasje interesante si projekt, duke arritur të ofrojë kontakte me vendet që janë larg qendrave, fjala vjen në periferi të qyteteve, duke shkuar derë më derë, ku si shhënjestër kemi pasur gratë dhe rininë, fjala vjen si ta kontaktojmë gruan e Jezercit, apo të ndonjë fshati në periferi të Mitrovicës.
Më tej ai shprehu falënderim për Qnedrën për Aftësim dhe për Punësim të Kosovës, në bashkëpunim, ku është bërë i mundur zbulimi i papunësisë në vend, ku janë krijuar trajnime tek të papunësuarit, fjala vjen janë organizuar trajnime në drejtime të ndryshme për të arritur sa më shpejtë te vendi i punës.
Më tej ai sqaroi se depërtimi te rinia ka qenë më lehtë, ndrkaq kontakti me gratë ka qenë ma i vështirë.
“Profesionet e zgjedhura nga gratë më së shumti kanë qenë për frizere, por edhe për IT, si edhe për biznese për hapjen e minifermave në blegtori,etj., ku kemi organizuar vizita studimore, qoftë brenda, qoftë jashtë”, deklaroi Arifi.
Veç tjerash Arifi shtoi se ky project ka bërë që të lirojë nga skema sociale shumë persona, duke u aftësuar në gjetjen e vendit të punës, që ma mirë të fitojë vetë paratë, sado të pakta të jenë, me djersë, sepse krijon pavarësinë sociale, duke ngritur përgjegjësinë edhe të gruas e të rinjve në shoqëri./RTKLive























