Dita e të dejtave të njeriut për barazi në pandemi
Ne si organizatë për 7 vjet me radhë organizojmë për çdo vit aktivitete të tilla për të vënë në dukje padrejtësitë shoqërore që ekzistojnë në shoqërinë tonë, por këtë vit, duke qenë pandemi nuk kemi mundur të organizojmë aktivitete si më parë, por megjithatë kemi bërë aktivitete, që ka pasur ndikim për të drejtat e njeriut për grupe të ndryshme si psh gratë, fëmijët, komunitetet e ndryshme etj, kjo situatë pandemike ka vën֝ë më thellë padrejtësitë njerëzore.
Kështu deklaroi Marigona Shabiu, drejtoreshë e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, në “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK
Më tej ajo shtoi se ne kemi vërejtur se pjesa e menaxhimit të pandemisë nuk ka qenë e fokusuar për të drejtat e njeriut, duke i lënë në rend të dytë.
“Masat që janë ndërmarrë nga dy qeveritë gjatë pandemisë nuk kanë pasur në fokus të drejtat e njeriut, psh. e drejta e levizjes, etj, ku edhe Kushtetuesja e ka shpallur si antikushtetuese, e megjithatë institucionet shtetërore nuk kanë dhënë llogari për këto shkelje”, deklaroi Marigon Shabiu.
Tutje ajo shtoi se ne, si shoqatë bëjmë evidentimin e shekeljeve të të drejtave të njeriut dhe shteti ka obligim për të mbrojtur ato, por dhe në promovimin e këtyre të drejtave, prandaj ne si organizatë jemi si avokues, promovues e të drejtave të njeriut.
Veç tjerash ajo theksoi se pavarësisht prej mosaktivitetit te insittucioneve, fuqia e qytetarëve është më e madhe me ushtrimin e të drejtave të tyre.
Lidhur me pabarazine në kohë pandemie, drejtoresha Shabiu theksoi se grupet më të margjinaliuzuara kanë qenë grupet si: gratë, dhuna ndaj tyre, që është rritur gjatë pandemisë, pastaj komunitetet RAE, kushtet e vështira për jetesë, komuniteti LGBTI, etj.ku vendi ynë nuk ka vendstrehim per kete komunitet./RTKLive























