Përlotet John Legend, konkurrenti i “The Voice” bën gjestin prekës
BKT
Magazina

Përlotet John Legend, konkurrenti i “The Voice” bën gjestin prekës

John Legend është emocionuar nga një performancë e një konkurrenti në spektaklin “The Voice”, dedikuar familjes së tij pas humbjes tragjike të fëmijës së tretë pak javë më parë. Këngëtari John Holiday performoi këngën “Fix You” në nder të fëmijës së humbur.

“Jam këtu duke qarë. Kur fola me John Holiday për këtë këngë, i thashë se do të ishte shumë për ne nëse do të japësh një performancë emocionuese dhe ta lesh veten tënde të lire, lëre veten thjesht përjeto emocionin e këngës”, u shpreh Legend.

“Është një nga ato këngët që është kaq e veçantë dhe unë patjetër që kam menduar për ty dhe Chrissy,” tha Holiday duke shtuar më tej se me të vërtetë donte ta këndonte këtë për John dhe Chrissy, duke e quajtur atë “një moment vërtet të veçantë”.

Në gusht çifti zbuloi se ishin në pritje të fëmijës së tyre të tretë/ Më shumë se një muaj më vonë, modelja u shtrua në spital për shkak të komplikacioneve me shtatzaninë. Teigen njoftoi më pas se fatkeqësisht fëmija nuk kishte mundut të mbijetonte pavarësisht përpjekjeve. 


MË SHUME NGA Magazina