Raporti i Dick Marty-t-Mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar
BKT
Shqipëri

Raporti i Dick Marty-t-Mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar

Paraditen e sotme u mblodh Komisioni i Posaçëm i Kuvendit të Shqipërisë, ku u diskutua mbi raportin e Dick Marty-t ndaj UÇK-së.

Në mbledhjen e tij të parë u bë konstituimi i Komisionit, ngritja e sekretariatit teknik dhe përcaktimi i relatorëve. Deputetët vendosën që për këtë komision të jenë dy relatorë, një nga PS-ja dhe një nga grupi i deputetëve të pavarur, saktësisht Klodilda Bushka dhe Elena Xhina.

Anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty ka ngritur akuza se në territorin e Shqipërisë ka pasur veprimtari kriminale të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët  gjenden në paraburgim të Hagës që prej datës 5 nëntor.

Komisioni i Posaçëm u miratua më datë 3 dhjetor në Kuvend me 85 vota pro, 12 kundra dhe 4 abstenimi, për të kaluar në skaner të gjitha veprimet e kryera në territorin shqiptar për krimet e supozuara të UÇK-s./TCH


MË SHUME NGA Shqipëri