Ndreca: Protesta e paqortueshme, s`duhet të përdoret si instrument politik 
BKT
Shqipëri

Ndreca: Protesta e paqortueshme, s`duhet të përdoret si instrument politik 

Ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca u shpreh se protesta që u zhvillua dje për vrasjen e Klodian Rashës është e paqortueshme.

Ai theksoi se kësaj proteste iu zbeh deri dikur bukuria, kur filloi të përdorej dhuna.

“Absolutisht që protestat janë instrument i shëndetshëm më shoqëri dhe i shërbejnë pozitivisht ndërgjegjes qytetare të këtij vendi. Edhe kjo protestë është patjetër e paqortueshme, deri në një pikë që u kthye në një shprehje dhune, që na fakt ia zbehu bukurinë, apo zbehu atë mesazh që ishte bërë protesta.

Pra duke iu referuar faktit që ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ka humbur jetën një qytetar dhe siç e dëgjova nga ajo që ju thatë, që duket sikur është qëlluar nga mbrapa, duket që ka një kapërcim të veprimtarisë së policit në ushtrimin e  detyrës”, u shpreh z.Ndreca, njofton euronews.albania.

Z.Ndreca theksoi më tej se të tilla protesta nuk duhet të kthehen në asnjë moment si instrumente politike.

“Patjetër që është ngjarje e rëndë, unë gjykoj që nuk është mirë. Ashtu me shumë korrektësi babai të dëmtuarit tha se protestat janë shumë të mira, por nuk duhen të kthehen në instrumente politike”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij ai ritheksoi se për të protesta e djeshme ishte politike. 

“Fakti që degjeneroi në atë mënyrë dhe fakti që artikulohet dorëheqja e një ministri, unë mendoj që është në thelb një protestë politike, pavarësisht nga mënyra sesi u organizua, apo aktorët të cilët e organizuan. Unë nuk shoh asnjë negative tek protesta", përfundoi z.Ndreca.


MË SHUME NGA Shqipëri