12:47 / 10.12.2020
Hysaj dhe Rrahmani sërish të infektuar me COVID-19
Te Napoli është kryer testimi rutinë para ndeshjes së sotme ndaj Real Sociedad në Ligën e Europës. Nga përgjigjet e testeve ka pasur jo pak habi, pasi Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani kanë rezultuar sërish pozitivë ndaj COVID-19.
Në fakt, futbollistët u infektuan gjatë kohës që u grumbulluan me kombëtaret, mirëpo para disa ditëve erdhi lajmi se e kishin kaluar me sukses infeksionin, transmeton Vip Sport.
Tashmë, të dy lojtarët janë detyruar të izolohen dhe nuk mund të jenë bashkë me skuadrën për ndeshjen e radhës, ndërsa mbetet për t’u kuptuar nëse lojtarët janë riinfektuar, apo thjesht kanë ende ngarkesë virale nga hera e parë kur ishin të infektuar. Sakaq, do të bëjnë edhe një tjetër tampon.























