13:55 / 10.12.2020
Manastirliu: Urgjenca Mjekësore kreu 150 misione për COVID-19 brenda 24 orë
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se puna e ekipeve të Urgjencës Mjekësore është intensive.
Sipas saj, në vetëm 24 orët e fundit, janë kryer 443 misione. Nga këto,150 ishin misione në shtëpi e spital për qytetarët e infektuar.
“ Ekipet e Urgjencës Mjekësore kanë kryer me profesionalizëm 443 misione vetëm në 24 orët e fundit, nga të cilat 150 misione në banesë dhe në spital për qytetarë të prekur nga COVID19 Mirënjohje për punën e mjekëve dhe infermierëve për çdo emergjencë shëndetësore”, tha Ogerta Manastirliu në “Facebook”./VP























