Inter fillon spastrimet pas eleminimit nga CHL
Një katastrofë, nga pikëpamja sportive dhe për buxhetin. Eliminimi i Interit nga të gjitha garat europiane është një goditje e vështirë për tu tretur, për tifozët zikaltër por dhe për klubin.
Siç transmeton "Panorama, Bepe Marota dhe Piero Ausilio duhet të mendojnë tashmë se si të “dobësojnë” skuadrën, veçanërisht në repartin e mesfushës. Në listë janë tre emrat: Kristian Eriksen ku për danezin kishte disa minuta pranë fundit të ndeshjes, Raxha Naingolan, për shkak të papajtueshmërisë teknike dhe të karakterit me Konten, dhe Matias Vesino. Sa për të tjerët, mbetet të kuptojmë qëllimin e Interit ndaj sulmuesit Andrea Pinamonti. Një huazim i mundshëm i sulmuesit 21-vjeçar, i kombinuar me largimet e dy-tre mesfushorëve, mund të hapë gjithashtu një dritare për ardhjen e një zëvendësi me përvojë të Lukakut, lloji i vetëm i lojtarit që mungon në skuadër në dispozicion të Konte.























