Përdhunoi në grup një shqiptare, dënohet më 9 vite burg Robinho
BKT
Sport

Përdhunoi në grup një shqiptare, dënohet më 9 vite burg Robinho

Robinho është dënuar me 9 vite burg, pasi Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e marrë në vitin 2017.

Ish-sulmuesi brazilian i Realit të Madridit është dënuar pas përdhunimit në grup ndaj një shqiptare 22-vjeçare në kohën kur u aktivizonte me Milanin në vitin 2013.

Me dënimin e Robinhos në shkallën e dytë, gjykata mund të kërkojë arrestimin e tij para vendimit përfundimtar, në Gjykatën e Kasacionit, raporton KJ.

Por, lojtari nuk banon në Brazil, teksa gjyqësori italian do të duhet të lëshojë një urdhër arresti ndërkombëtar për ta dërguar në shtetin Brazilian.