Nesër hapet faqja online e kursimeve nga Trusti
Nesër në orën 15:00 hapet faqja online për aplikimin e 10% të Trustit por kësaj tërheqje mund të mos u gëzohen shumë prej qytetarëve që u kanë borxh bankave komerciale. Në momentin që paratë dalin në banka, ata që kanë borxhe u ndalen mjetet. Pavarësisht kësaj rreth 700 mijë llogari bankare, nga e marta janë dërguar në Trustin e kursimeve pensionale nga Banka Qëndrore e Kosovës.
700 mijë llogari bankare që nga e marta janë dërguar në Trustin e kursimeve pensionale nga Banka Qendrore e Kosovës, secili prej këtyre personave pret t'i tërheq paratë që janë kursyer ndër vite në këtë institucion financiar. Dhe tashmë kur ka mbetur vetëm një ditë nga hapja e faqes online të Trustit për aplikim duket se egziston një problem për disa prej kontribuesve. Një pjesë e atyre që kanë të kursyera para në Trust por që bankave në Kosovë u kanë borxh, në momentin që Trusti ua transferon paratë në llogarinë e tyre atëherë bankat automatikisht ua tërheqin mjetet.
Për këtë shqetesim të disa prej aplikuesve, drejtori i bordit të Trustit, Ruzhdi Morina ka thënë se ky problem nuk ka arritur të adresohet në bankat vendore.
" Kjo cështje nuk ka arritur të adresohet dhe sigurisht kjo mund t'i dëmtojë atë kategorinë le të themi më në nevojë që mund të mos kenë pasur kontribute pensionale dhe të mos i kanë pasur llogaritë aktive një kohë të gjatë, kështu që kjo nuk ka arritur të adresohet në bankat në vend", tha Morina.
Poashtu, Morina ka thënë se BQK nuk ka arritur të bëjë një marrëveshje me bankat komerciale në vend në lidhje me këtë.























