Hysaj larg Napolit, ja 3 ekipet që plotësojnë kushtet e shqiptarit
Nën urdhrat e Gatussos ka rilindur, por Elseid Hysaj po has vështirësi në rinovimin e kontratës me Napolin, teksa kontrata i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.
Sipas “Napoli Magazine”, akordi nuk është edhe aq i thjeshtë e shqiptari mund ta gjejë vetën i lirë pas disa muajsh duke pasur kështu mundësinë për t’iu bashkuar një skuadre të re.
Gjithçka, me sa duket, sillet rreth rrogës pasi drejtuesit e Napolit i kanë propozuar një kontratë të re nga e cila kapiteni i Shqipërisë do të përfitonte 2 milionë euro në sezon.
Menaxheri Mario Xhufredi ka pasur një takim me drejtuesit napolitanë dhe ka dalë i pakënaqur për shkak të ofertës.
Marseilla, Roma dhe Spartaku i Moskës janë gati t’i plotësojnë çdo kërkesë ekonomike Hysaj i cili do të largohej nga Napoli pas katër sezonesh.























