Dramë në Grupin A, mposhtet Roma, kualifikohet Young Boys
BKT
Sport

Dramë në Grupin A, mposhtet Roma, kualifikohet Young Boys

AS Roma, CSKA Sofia dhe Young Boys CFR Cluj sot luajtën ndeshjet e tyre në kuadër të xhiros së gjashtë të Europa League.

Roma u mposht nga CSKA Sofia me rezultat 3-1.

Golat për nikoqirët i shënuan Rodrigues në minutën e 5’, Sowe në minutën e 34’ dhe 55’. Golin për ‘Giallorossët’ e shënoi Tomasso Milanese në minutën e 22’.

Roma kualifikohet nga vendi i parë, ndërsa befasia ishte në ndeshjen tjetër ndërmjet Young Boys dhe CFR Cluj.

Young boys po qëndronin në vendin e dytë, dhe dukej se kualifikimi në fazën tjetër ishte i sigurtë për ta, por romunët nuk u dorëzuan dhe bënë befasinë.

Goli i vetëm për mysafirët u shënua në minutën e 85’ nga Gabriel Debeljuh. Kur u duk se gjithçka mbaroi, ekipi nga Zvicrra siguroi një penalti në minutën e 94′, të cilën e ekzekutoi Jean Pierre Nsame për rezultatin 1-1.

Loja nuk mbaroi me kaq, pasi që në minutën 97′, Young Boys dolën në avantazh dhe vulosën fitoren bashkë me kualifikimin tutje, golin e shënoi Gianluca Gaudino.

Tani, në Grupin A, Roma dhe Young Boys avancojnë tutje.