Heta:Kurti e rrëzoi qëllimisht qeverinë për ta rritur votën nga pakënaqësia
BKT
Lajme

Heta:Kurti e rrëzoi qëllimisht qeverinë për ta rritur votën nga pakënaqësia

Analisti Albert Heta në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se shoqëria kosovare është marrë peng nga 120 deputetët, të cilët nuk po i japin zgjidhje vendit.

“S’kemi më nevojë të shikojkmë as seriale turke, sepse këta po dhurojnë spektakël”, ka thënë Heta.

Sa i përket ndryshimeve në politikën amerikane, Heta thotë se administrata e re e Joe Biden do të sjellë frymë të re në procesin dialogues me Serbinë dhe do të merret me marrëveshjen e 4 shtatorit e arritur në Uashington.

“Prezenca amerikane në rajon do të ndryshojë këtë energji negative. Në Serbi nuk janë fare të kënaqur me zgjedhjen e Bidenit në krye të shtetit amerikan”, ka thënë Heta.

Duke folur për koalicionin e kaluar VV-LDK, Heta ka thënë se ai e ka pasur të vështirë të besoj se do të funksionojë duke i ditur apetitët e Albin Kurtit.

“Faktorët e jashtëm nuk kanë ndikuar në rrëzimin e asaj qeverie, por është rrëzuar nga Kurti dhe kjo është bërë për të rritur pakënaqësinë dhe me këtë edhe rritjen e votës. Thjesht është votë kundër, sepse nuk ka ide e as program. Rritje të votës do këtë vazhdimisht nëse rritet pakënaqësia dhe nëse kemi zgjedhje të vazhdueshme”, ka thënë Heta. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme